Senatori republikan Rand Paul thotë se i ka dërguar presidentit rus, Vladimir Putin në emër të presidentit amerikan, Donald Trump. Paul ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Moskë.
“Kam qenë i nderuar që t’ia dërgojë letrën e presidentit Trump administratës së presidentit Vladimir Putin”, tha sot Paul përmes një postimi në Twitter.
“Letra theksonte rëndësinë e angazhimit të mëtejmë në fusha të ndryshme, duke përfshirë luftën kundër terrorizmit, rritjen e dialogut legjislativ dhe rifillimin e shkëmbimeve kulturore”, tha senatori republikan.
WASHINGTON — U.S. Republican Senator Rand Paul says he delivered a letter from President Donald Trump intended for Russian leader Vladimir Putin to the Kremlin during the Kentucky politician’s trip to Moscow.
Agjencitë e lajmeve ruse, kanë cituar zëdhënësin e Putinit, Dmitry Peskov të ketë konfirmuar se letra “është pranuar përmes kanaleve diplomatike”.
“Ne presim që administrata e presidentit ta pranojë atë (letrën) së shpejti”, tha Peskov.
Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar menjëherë për këtë letër.
Senatori Paul ka qëndruar në Rusi për disa ditë. Udhëtimi i tij atje, vjen në një kohë mjaft të ndjeshme të marrëdhënieve SHBA-Rusi.
Presidenti Trump vazhdimisht është shprehur se dëshiron marrëdhënie të mira me Rusinë, veçanërisht me Putinin.
Gjatë vizitës në Rusi, senatori Paul pati deklaruar se ai ka ftuar ligjvënësit rusë që të takohen me homologët e tyre amerikanë në Uashington.
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës