Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteress, ka caktuar ish-presidenten kiliane Michelle Bachelet për komisionar të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut, transmeton AP.
Lajmi është bërë i ditur për diplomatët nga zëvendës sekretarja e përgjithshme, Amina Mohamed.
Shërbimi i shtypit i OKB-së tha se nuk mund të konfirmonin këtë informacion, por emri i shefit të ri është dërguar në Asamblenë e Përgjithshme.
Michelle Bachelet ishte presidente e Kilit në dy mandate, nga 2006-2010 dhe 2014-2018.
Ndërkohë, ajo ka punuar si kreu i parë i agjencisë së OKB-së për barazi gjinore.
Në pozitën e komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, ajo duhet të zëvendësojë jordanezin Zeid Raad el Hussein, mandati i të cilit skadon më 31 gusht.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation