Një stuhi e fuqishme goditi New York-un këtë të martë, ku të paktën 3 persona u plagosën nga rrufetë. Mësohet se ngjarjet janë regjistruar në Queens.
Sipas policisë, dy burra mbetën të plagosur teksa luanin futboll, ndërsa u dërguan me urgjencë në spital.
Tgcom shkruan se një nga të plagosurit, 30 vjeç, është në gjendje kritike, ndërsa 42-vjeçari nuk paraqet rrezik për jetën. Ndërkohë një tjetër person mbeti i plagosur në një zonë pak më larg Queens.
“Dëgjova një zhurmë shumë të madhe,” tha një dëshmitar, Andrew Graneros. “Ndalova çfarë po bëja dhe pash dy djem që ishin shtrirë përtokë, ndërsa një tjetër vraponte duke thënë; thërrisni policinë”.
IKD: Reforma në KPK është e domosdoshme
Kapitol, Blinken mbron tërheqjen nga Afganistani në vitin 20...
KRU “Prishtina”: Paguani sa më shpejt faturat e ujit, për nj...
Trump shpallet “Personi i Vitit” nga revista “Time”
Nesër i jepet lamtumira e fundit futbollistit Erjon Morina
Ministri i Mbrojtjes i Letonisë vjen në Kosovë, pritet me ce...