Modric kthehet në stërvitje me Real Madridin

19:13 | 8 Gusht 2018
Arbresh Info

Luka Modric është rikthyer në stërvitje me Real Madridin, derisa spekulimet vazhdojnë ta lidhin atë me një kalim në Inter.

Modric konsiderohet top target për Interin që disa javë, me trajnerin e zi kaltërve Luciano Spalleti që ka konfirmuar se “e ka ëndërr nënshkrimin me kapitenin kroat”.

Megjithatë, derisa pritet të konfirmohet se a do të këtë ndonjë transferim, Madridi ka postuar fotografi të numrit 10 nga stërvitjet e tij të mërkurën.

Fotot vinë pas pak orëve kur Los Blancos raportuan se planifikojnë ti ofrojnë kontratë të re 32 vjeçarit.

https://twitter.com/realmadrid/status/1027196482129080320

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme