Shkëndija është mysafir i Red Bull Salzburgut në përballjen e parë në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Maqedonisë do të përballet me kampionin e Austrisë në Red Bull Arena, në kërkim të një rezultati pozitiv para ndeshjes kthyese.
Objektivi primar i ekipit tetovar do të jetë paraqitja sa më e mirë, kur kihet parasysh se kundërshtari llogaritet si favorit, shkruan telegrafi.
Trajneri Qatip Osmani ka thënë në konferencën për shtyp se skuadra është e vetëdijshme për cilësitë e kundërshtarit, porse do të japë maksimumin për të marrë pjesë në fazën e ‘play offit’.
Formacioni startues i Salzburgut: Cican Stankovic, Reinhold Yabo, Diadie Samassekou, Munas Dabbur, Hannes Wolf, Andre Ramalho, Zlatko Junuzovic, Andreas Ulmer, Stefan Lainer, Marin Pongracic, Xaver Schlager.
Formacioni startues i Shkëndijës: Kostadin Zahov, Egzon Bejtulai, Armend Alimi, Visar Musliu, Besart Ibraimi, Ennur Totre, Remzifaik Selmani, Mevlan Murati, Stenio Junior, Mevlan Adili, Valjmir Nafiu.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave (14 gusht) në stadiumin Filipi II në Shkup.
Nëse Shkëndija nxjerr rezultat më të mirë pas dy ndeshjeve, atëherë do të mund të luajë në fazën ‘play-off’ për ta kërkuar pjesëmarrjen në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...