Të hënën, më 13 gusht, do të zhvillohet Superkupa e Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.
“Bardhekaltrit”, që janë fitues të kupës, do të jenë në këtë përballje pa tre futbollistë që janë të suspenduar.
Armend Dallku do të mungojë edhe tri ndeshje tjera zyrtare, ndërsa një e ka hequr pas finales së Kupës, njësoj si Curri, që do të mungojë edhe në dy ndeshje tjera pas dënimit për tri ndeshje, të dy të dënuar pas kartonëve të kuq në ndeshjen e fundit në ligë kundër Dritës, shkruan koha.net.
E në këtë përballje nuk do të luajë as transferimi i verës, Meriton Korenica, i cili me Lirinë ka 4 kartonë të verdhë, dhe sipas rregullave, ndeshja e Superkupës e ka tretmanin e ndeshjes së fundit kampionale të edicionit paraprak të garave dhe në këtë mënyrë trajtohen futbollistët e ndëshkuar me karton të verdhë apo të kuq, shkruhet në njoftimin e FC Prishtinës.
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi