Kukësi ka mbërritur tashmë në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, në prag të ndeshjes të së enjtes me Torpedon për raundin e tretë të Evropa Ligës.
Klubi shqiptar fillimisht pati probleme me vizat për katër lojtarë, ndërsa tash ka njoftuar se ekipit i është bashkuar portieri Faton Maloku, që kishte pritur në Aeroport për shtatë orë, teksa nuk kanë udhëtuar drejt Gjeorgjisë Valon Ethemi, Edis Maliqi dhe Reginaldo.
Megjithatë, ky s’është problemi i vetëm me të cilin thotë se është përballur Kukësi. Skuadra shqiptare nuk është pritur fare nga drejtuesit e Torpedos, ndërsa ka munguar edhe eskorta e policisë që do ta shoqëronte deri në hotelin ku është akomoduar, shkruan koha.net.
Kukësi ka bërë të ditur se si shenjë protesta ka ndërprerë çdo kontakt me Torpedon dhe nuk do të shkojë në drekën e organizuar nga skuadra vendase.
Për gjithë këtë, thotë se e ka njoftuar edhe UEFA-n dhe delegatin e ndeshjes. Kukësi e ka konsideruar gjithë këtë si racizëm.
https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/videos/1519938994818109/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin