Mbrëmja e së martës në “Parkun e Qytetit” në Prishtinë, ishte shumë më ndryshe se netëve të tjera. E po ashtu koncerti dhe ligjërata që u mbajt në po atë vend ishin më ndryshe se ligjëratat dhe koncertet e tjera që jemi mësuar ti shohim e ti dëgjojmë. “Në çka beson”, ishte tema për të cilën foli dhe njëkohësisht edhe interpretoi kitaristi shumë i njohur, Petrit Çeku i cili ishte shumë i këndshëm për të pranishmit që ishin në numër mjaft të madh.
Kjo ligjëratë dhe koncerti i Petrit Çekut ishte në kuadër të projektit Baushtellë, projekt ky që mbledh rreth vetës njerëz të ndryshëm të vendeve të ndryshme. Ndërsa interpretimi i Çekut, publikut i pëlqeu shumë, pasi që, herë pas here ata edhe e duartrokisnin atë për gjërat që i fliste dhe tingujt që i krijonte nga kitara e tij, shkruan kultplus.
Por jo vetëm publikut i pëlqeu ky organizim, edhe vetë artisti pas përfundimit të këtij koncerti u shpreh shumë i kënaqur me të gjithë të pranishmit, ku për KultPlus, ai tha se kjo ishte një natë shumë e mirë, dhe se është hera e parë për të që ka folur gjatë një recitali të vogël, siç e quajti ai në Kosovë.
“Shpesh herë kam bërë ligjërata të tilla, sidomos në vendet amerikane, për arsye se ata e konsiderojnë të rëndësishme që të kontaktohet publiku nga dora e parë, por është hera e parë që po e bëjë në Kosovë një gjë të tillë”, tha ndër të tjera Çeku duke vazhduar më tej të tregoj se qëllimi i tij ishte që ta ofroj pak publikun në skenat e muzikës klasike.
“Muzika klasike sado që është e bukur dhe e këndshme për vesh, njerëzit e kanë shumë vështirë të vijnë në koncertet tona, sepse iu pengon qetësia, i pengon largësia emocionale e muzikës, e kështu dhe me këtë u mundova ta ofroj publikun me shpresë që ndoshta dikush kur të vjen herën e ardhshme në koncert të rri qetë dy orë, pra ta ketë më lehtë”, u shpreh Petrit Çeku.
Krejt për fund ai foli për organizimin e gjërave të tilla në vend, ai të rinjtë e Kosovës i quajti shumë punëtorë, dhe theksoi se vetëm kështu mund të arrijmë atë që po e duam. “Është fantastike puna e të rinjve që po e bëjnë në Kosovë, sidomos bashkëpunimi me të huajt është shumë i mirë dhe këto janë mënyrat tona se si mund të arrijmë që ta normalizojmë jetën tonë, dhe kushti i normalizimit është udhëtimi i lirë, e duke bërë këso lloj gjërash e kemi shumë më lehtë të kemi qasje në botën e jashtme”, përfundoi Petrit Çeku.
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë