Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka akuzuar të parin e Prishtinës për bashkëpunim me Partinë Demokratike të Kosovës. Sipas asamblistëve të kësaj partie kjo po bëhet me qëllim të largimit të VV-së nga qeverisja në Komunën e Prishtinës, raporton “Zëri.info”.
Shjefja e asamblistëve të VV-së në Komunë, Leonora Shabani Bajraktari ka thënë se Ahmeti ka neglizhuar mbledhjet e Kuvendit Komunal për dy muaj radhazi.
“Kuvendi Komunal i Prishtinës është thirruar pas dy muajsh neglizhencë nga ana e kryetarit të Prishtinës dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal me datë 6 dhe 7 gusht të këtij vit. Ata sollën një paln ku do të rishikohej buxheti gjashta mujor i dhe bartjen e mjeteve nag viti 2017 në vitin 2018. por Komuna e Prishtinës i ka kaluar të gjitha afatet për të miratuar kornizën afatmesme të shpenzimeve 2018-2020 sikurse obligohet em ligjin për qeverisje lokale”, ka thënë ajo.
Tutje ajo ka akuzuar PSD-në për bashkëpunim me PDK-në, ku sipas saj këto dy parti po e zaptojnë Komunën e Prishtinës.
“Duke u bërë bashkë me PDK-në kryetari i Komunës inauguroi zaptimin e komunës. Ky zaptim bëhet i mundshëm sipas tyre duke larguar “Vetëvendosjen”. ndaj edhe e shkarkuan asamblistin Egzon Azemin nga aksionari i NPB-së dhe për këtë iu deshën votat e PDK-së. Këta i ndihmuan në emërimin e aksionarëve të PSD-së dhe të AKR-së. Egon Azemi nuk kishte bërë ndonjë shkelje për të u larguar nga pozita e aksionarit nga NPb-ja, me votat e PSD-së dhe PDK-së”, ka thënë ajo. /ZËRI/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet