Amine Gulse ka ndarë një foto në instastory ku në sy bie tatuazhi i saj. Në fakt, bukuroshja e serialit “Mos u dorëzo” e ka bërë këtë tatuazh rreth 4 vite më parë.
“Në tatuzhin që unë mbaj shkruhet ‘Ne Mutlu Türküm Diyene’ që do të thotë se jam shumë e lumtur që jam turke.”
“Edhe pse nuk kam lindur në Turqi, gjithmonë kam qenë krenare për prejardhjen time. Ky tatuazh është një shenjë nga unë vi dhe për këtë fakt jam shumë e lumtur” – do të shprehej kohë më parë aktorja.
Postimi i kësaj foto është interpretuar si një shenjë kundër racizmit të ushtruar ndaj të dashurit të saj, futbollistit Mesut Ozil. Javë më parë ai dha dorëheqjen nga Kombëtarja gjermane me deklaratën: “Unë nuk do të luaj më për Gjermaninë, ndërkohë që e kam këtë ndjenjë të racizmit dhe mosrespektimit.”
Mesut Ozil u vu në qendër të kritikave pasi bëri një foto me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.
Në këtë periudhë të vështirë për të, ish Miss Turqia ka qenë mbështetja më e madhe për futbollistin.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...