Smartfonët e Samsung Galaxy S7 janë të cënueshëm ndaj hakerëve

10:08 | 8 Gusht 2018
Arditë Shkodra

Celularët e Samsung Galaxy S7 përmbajnë një të metë të sigurisë të mikroçipit, zbuluar në fillim të këtij viti, që vendosin dhjetëra miliona pajisje në rrezik për hakerët që kërkojnë të spiunojnë përdoruesit e tyre.

Galaxy 7 dhe smartfonët e tjerë të prodhuar nga Samsung Electronics  më parë ishin të imunizuar ndaj një dobësie të sigurisë të njohur si “Meltdown”, që studiuesit thanë se ndikoi shumicën e kompjuterëve, smartfonëve dhe pajisjeve të tjera informatike në botë. Studiuesit nga Universiteti Teknik i Austrisë, Graz,ka thënë se kanë zbuluar një mënyrë për të shfrytëzuar dobësinë e sulmeve për të sulmuar celularët Galaxy S7.-përcjell arbresh.info

Ekipi ka në plan të nxjerrë zbulimet e tyre të mërkurën në konferencën e sigurisë Black Hat në Las Vegas. Ata po shohin ndikimin e “Meltdown’  edhe në modelet e smartfonëve të tjerë dhe presin që të zbulojnë pajisje më të prekshme në të ardhmen e afërt, tha studiuesi Michael Schwarz.

“Ka potencialisht edhe më shumë telefona të prekur që ne nuk e dimë ende,” tha ai. “Ka potencialisht qindra milionë telefona që janë të prekur nga “Meltdown” dhe nuk mund të gjindet pjesa mbrojtse sepse as shitësit vetë nuk e dinë”.

Samsung tha se krijoi një pjesë për të mbrojtur aparatet Galaxy S7 kundër “Meltdown”,për përdoruesit e prekur muajin e kaluar.

“Samsung e  merr sigurin shumë seriozisht dhe produktet dhe shërbimet tona janë të dizajnuara me siguri si prioritet”, tha kompania në një deklaratë.

Kurse një zëdhënëse e Samsung nuk pranoi të thotë se sa Galaxy S7 ishin të prekshëm ndaj sulmeve të “Meltdown”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme