Puna e ëndrrave, të shijosh Nutellën

09:24 | 8 Gusht 2018
Arbresh.info

Nutella dëshiron degustatorë dhe e mira është që nuk kërkohet përvojë pune.

Prodhuesi italian i çokollatës Ferrero është duke kërkuar 60 “gjyqtarë të shijes” për punë dy-orësh, dy herë në javë në selinë e tyre në Alba, veri të Italisë, transmeton portali arbresh.info.

Kjo është hera e parë që kompania kërkon “jo profesionistë” për të testuar produktet e saj.

“Ne jemi në kërkim të njerëzve që do donin të mësonin si të shijohet cocoa, lajthitë dhe produktet e tjera të ëmbla gjysmë të përpunuara”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Kandidatët e suksesshëm do të ndërmarrin një kurs trajnimi tre mujor duke filluar në shtator për të “zbutur” ndjenjën e tyre të shijes dhe aromës dhe t’u mësojnë atyre të shprehin veten me fjalë.

Në fund të kursit, 40 nga 60 do të zgjidhen për të formuar dy panele për një kontratë “afatgjatë”.

Në përshkrimin e punës thuhet se kërkesat e vetme janë të mos kenë alergji dhe aftësia për të përdorur kompjuterin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme