Përgjatë tetë muajve të parë të këtij viti, opinioni kosovarë u trondit nga vrasjet e shumta që ndodhën në vend. Viktima të vrasjeve në disa raste kanë qenë edhe fëmijët. Mbrëmë babai vrau vajzën 9-vjeçe në Gjakovë me kallashnikov. Muaj më parë në fshatin Karaçevë e Poshtme, në Kamenicë, babi me shkop e mbyti djalin e hasretit, 14 vjeç, Luanin. E vetëm para dy javëve në Bresalc të Gjilanit, u vrit një 22-vjecar nga shoku i tij i ngushtë. Ndërkohë që hajnat të dielën që e lamë pas me një plumb e vranë edhe një 54-vjeçar në Fushë Kosovë. E në Lipjan një person këtë vit u vra nga vëllai i tij nën dyshimet për mezhdë.
Megjithë përparimet sa i përket fushës së sundimit të ligjit, Kosova siç duket nuk i tejkaluar ende problemet me krimin dhe vrasjet për motive të ndryshme. Edhe gjatë vitit 2018 është shënuar një numër jo i vogël i vrasjeve në territorin e Kosovës.
Më shumë se 15 persona dyshohet se janë vrarë që nga janari e deri në muajin shkurt të këtij viti duke e tronditur kështu opinionin kosovarë.
Mbrëmë, një person kreu një vrasje të dyfishtë në Brekoc të Gjakovës. Kryefamiljari Pjetër Nrecaj dyshohet se me kallashnikov në korridorin e shtëpisë ka vrarë gruan dhe vajzën e tij për arsyeje ende të panjohura. Çifti kishin vite që janë ndarë. Viktima ishte shtetase e Shqipërisë dhe që një kohë jetonte në Brekoc të Gjakovës.
Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë ende nuk dihen. Policia e ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen.
Të tronditur me një vrasje gjatë këtij viti, qytetarët kanë mbetur edhe kur babai, 60-vjeçari Gani Bernjashi,me shok e mbyti djalin e hasretit 14-vjecar. Për vrajsen e djalit, Ganiu gjendet ende në paraburgim. Gjykata së shpejti pritet të dal ditëve të ardhshme.
Vrasja në Karaçevë të Kamenicës. Babai vrau të birin 14-vjeç. Foto: Viktima dhe i dyshuari
Për vrasjen e fëmijës 14 vjeç Prokuroria e shtetit thotë se po i vazhdojnë hetimet. Janë bërë ekzaminimet e vendit të ngjarjes dhe së shpejti pritet që të merret vendimi.
Një vrasje e rëndë po ashtu gjatë 10-vitëve të fundit ka ndodhur edhe në fshatin Bresalc të komunës së Gjilanit. Fatlind Arifit,22-vjeç u vra nga shoku i tij i ngushtë, Liridon Uruqi me një plumb në gjoks. Rasti, sipas policisë ka ndodhur për motive të ulëta. Ndërkohë që i dyshuari, gjendet në paraburgim. Pas një muaji pritet vendi i Gjykatës.
Fatlind Arifi, 22-vjeç më 29 korrik u vra nga shoku i tij Liridoni. Foto: Viktima dhe i dyshuari
Hajnat, të dielën që e lam pas, e vranë edhe Behram Ibishiin, 54 vjeçar nga Fushë Kosova. Ai u vra me një plumb nga persona ende të panjohur derisa ishte në vendin e tij të punës. 54-vjeçari rreth orës 02:00 pas mesnate të dielën ndërroi jetë derisa ishte duke bërë rojë në një kompani publiko-private në Fushë Kosovë. Ende nuk dihet se kush e kreu këtë vrasje. Nga policia thonë se po i vazhdojnë hetimet dhe se ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.
Hajnat më 5 gusht e vranë Behram Ibishiin, 54 vjeçar nga Fushë Kosova
Hajnat e vranë edhe Milit Shehun derisa po bënte rojë në një market në Krushë të Vogël të komunës së Prizrenit. Ish-luftëtari i UÇK’së, Milit Shehu në mëngjesit e 27 korrikut nga persona ende të panjohur për policinë ishte vra me 5 plumba.
Të shtunën, në Malishëv një 57-vjecarë është gjetur i vrarë në veturën e tij. Policia për këtë rast ka dekalruar se në orën 09:30, stacioni policor në Malishevë ka pranuar informacion se në fshatin Lladrovc, në rrugë, gjendet një veturë në të cilën dyshohet se është një person pa shenja jete. Lirije Podrimaj-Beqiraj, udhëheqëse e Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në stacionin policor të Rajonit të Gjakovës, ka bërë të ditur se Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin. Dyshimet e para sipas saj qojnë në vrasje.
Këtë vit ne Malishëve, u vranë edhe dy vëllezërit e familjes Maloku, Bahriu dhe Shania, nga fshati Plloqicë.Ata dyshohet se u vranë nga kushërinjtë e tyre që jetonin në të njejtën lagje, derisa këta të fundit kishin tentuar që në shtëpinë e viktimave të vidhnin dy lopë.
Vëllëzërit Shani e Bahri Maloku më 15 mars u vranë në Malishevë
Në korrik të këtij viti, në Lipjan, vëllai vrau vëllanë për mezhdë. Mali Gashin u vit nga vëllai i tij i cili kishte pasur pak ditë që kishte ardhur për pushime në Kosovë. Prokuroria bashkë me policinë për këtë punë po i vazhdojnë hetimet. Arsyet e këtij krimi të rëndë sipas familjarëve të viktimës dyshohet të jenë disa mosmarrëveshje për një tokë.
Ndërkohë vetëm prej janarit e deri në muajin prill, sipas të dhënave zyrtarë të Policisë së Kosovës në vend kanë ndodhur nëntë vrasje. Sipas PK, krahasuar me vitet paraprake, gjatë vitit 2017 për 4 muaj ishin shënuar 13 raste të vrasjes për motive të ndryshme, e më 2015 dhe 2016 u shënuan 26, respektivisht 26 vrasje gjatë tërë vitit në tërë territorin e Kosovës./GazetaExpress/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...