Google ADS

Marko Gjuriq sot do të qëndrojë në Kosovë

07:07 | 8 Gusht 2018
Arbresh.info

Marko Gjuriq do të vizitojë sot Kosovën. Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, ka thënë se drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq të mërkurën do të qëndrojë në Kosovë.

Për Radion Evropa e Lirë, Zyberaj tha shkurt se Marko Gjuriq ka kërkuar leje dhe këtë e ka marrë nga shteti i Kosovës.

“Marko Gjuriq ka marrë leje për të hyrë në Kosovë. Ai i ka plotësuar të gjithë kriteret dhe ne i kemi dhënë leje për të hyrë në Kosovë”, tha Zyberaj.

Gjuriq kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës më 26 mars të këtij viti, duke mos respektuar institucionet e Kosovës.

Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës dhe më pas ishte dërguar në Serbi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme