Një varrezë, e cila daton në shekulli VI para erës sonë është zbuluar gjatë gërmimeve për ndërtimin e gazsjellësit TAP në Korçë.
Një vendbanim neolitik me më shumë se 800 varre është zbuluar në zonën e Turhanit, ndërkohë që së bashku me sitet e tjera deri tani është dokumentuar zbulimi i 3000 varreve, të cilat nisin nga periudha arkaike e deri në mesjetën e vonë.
Varrezat e zbuluara janë një dëshmi që tregon se zona e Korçës ka qenë e banuar në antikitet. Sipas kreut rajonal te kulturës kombëtare në Korçë Gjergji Koki, zbulimet e dala në sipërfaqe sjellin të dhëna mjaft interesante mbi jetesën kulturën e zakonet, dëshmi që vijnë nga gjetjet në këto site te reja arkeologjike.
Këto nuk janë gjetjet e para arkeologjike që janë zbuluar gjatë gërmimeve për gazsjellësin TAP, pasi gjetje të periudhave të ndryshme janë zbuluar edhe në pika të tjera të rajonit të Korçës.
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...