Vritet një grua në Gjakovë

22:04 | 7 Gusht 2018
Arbresh.info

Një vrasje ka ndodhur pak minuta më parë në Gjakovë, saktësishit në fshatin Brekoc.
Në Policinë e Gjakovës kanë konfirmuar për Express se janë duke u marrë me këtë rast, duke bërë me dije se është arrestuar një i dyshuar.

“Jemi duke u marrë me këtë rast. Dyshimet janë se një person ka mbetur i vdekur. Mund të konfirmojë se një i dyshuar është arrestuar. Dyshimet janë se viktima është rreth 40 vjeçare”, ka thënë për Express Kristë Gjoka, nga Policia e Stacionit të Gjakovës.

Gazeta Express ka mësuar se i dyshuari që ka kryer këtë vrasjes është bashkëshorti i viktimës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme