Google ADS

Arra braziliane, sa duhet të hamë brenda një dite

21:07 | 7 Gusht 2018
A. B.

Disa thonë pesë në ditë, të tjerët paralajmërojnë që assesi të hamë më shumë se një. Në të vërtetë, sa arra braziliane na nevojitet, nëse dëshirojmë që të fusim selen në organizëm?

Arra braziliane është burim i shkëlqyeshëm mineral, mirëpo për shkak të disa përbërësve të tjerë që i ka, marrja e tyre është e kufizuar.

Edhe pse e quajmë arrë braziliane, ky fryt arror rritet edhe në Venezuelë, Bolivi, Peru, Kolumbinë Jugore. Është shumë i ushqyeshëm, sepse në vete përmban mjaft vitamina, më së shumti vitaminat E dhe B, minerale, por ka edhe disa përbërës të cilët nuk janë edhe aq të mirë, prandaj ekspertët rekomandojnë që të mos hani më shumë se dy deri në katër arra në ditë.

Cila është ai përbërës që na pëlqen? Para së gjithash, yndyra. Arra braziliane përmban mono-thartira yndyrore të pangopura, omega-6, si edhe mjaft thartira të ngopura.

Gjithashtu është ka rëndësi edhe sa është e freskët. Me rastin e blerjes kushtoni kujdes ngjyrës së saj. Të qëruar, çfarë më së shpeshti e gjejmë në dyqanet tona, do të duhej të ketë paksa ngjyrë pothuajse të bardhë, paksa të verdhemët.

Në të kundërtën, nëse është më e errët, kjo do të thotë që në një mënyrë është trajtuar me rastin e nxjerrjes nga lëvozhga, ndërkaq vetvetiu edhe alfatoksina dhe toksine të dëmshme të cilat gjenden në lëvozhgën e këtij fryti, kanë “kaluar” në vetë frytin.

Veç kësaj, konsumimi i arrës braziliane është i kufizuar edhe për shkak se ky artikull në vete përmban edhe disa elemente radioaktive, në të vërtetë në sasi të vogla. Këto substanca janë pasojë e sistemit të rrënjëve dhe ushqimit të vetë bimës.

Mirëpo, t’u ktheheni anëve pozitive të saj.

Arra braziliane përmban kalcium, fosfor, kalium, magnez, zink dhe selen, prandaj, pos që është e mirë për lëkurën, arra braziliane ka edhe veprim antivirusal dhe antikanceroz.

Seleni pra është përbërës i cili mund të gjendet në numër shumë të vogël të artikujve, prandaj arra braziliane pothuajse është fryt i çmueshëm, por gjithashtu, në vete përmban edhe fibra natyrale, të cilat veprojnë mirë ndaj shëndetit të gjithë organizmit.

Për shkak të këtyre përbërësve të mirë, arra braziliane forcon imunitetin dhe vepron mirë në sistemin kardiovaskular.

Pra, arra braziliane vepron përgjithësisht mirë në organizëm, mirëpo do të duhej të hahet me kujdes, posaçërisht nëse kujdeseni për peshën trupore dhe nuk dëshironi të shtoni peshë.

Ta përsërisim – dy deri në katër brenda një dite, ndërkaq ata të cilët nuk e kanë konsumuar deri tani, ndërkaq janë alergjikë në pemët arrore, për fillim le të hanë vetë një, madje në mëngjes./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme