Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka mbetur e habitur me heshtjen e Bashkimit Evropian në çështjen e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa për Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shprehur bindjen se ata janë me atë që e mendon shumica absolute e Kosovës.
“Ajo që unë po habitem dhe dëshiroj që t’i jap mesazh Bashkimit Evropian si ndërmjetësues – sepse unë kam qenë shtatë vjet në proces bisedimesh ku Bashkimi Evropian vazhdimisht ka ndërmjetësuar apo lehtësuar por vazhdimisht ka theksuar se zgjidhjet duhet të jenë në pajtim me parimet evropiane”, tha Tahiri.
“Tani heshtjet e Bashkimit Evropian-s për debatin për ndërrimin e kufijve apo lëvizjen e kufijve, çfarë thotë: athua Bashkimi Evropian po heq nga parimet evropiane dhe po i stimulon shtetet etnike në Ballkan?”, ka thënë ajo.
“Nëse e kanë ndërmend ta bëjnë këtë, duhet të prononcohen. Dhe nuk ka prekje kufijsh parcialë. Nëse preket një kufi do të kemi një efekt domino për gjithë Ballkanin”, tha Tahiri në info magazinë.
“Pra, vendimi duhet të jetë i qartë dhe i madh. Ose duhet të integrohen këto gjashtë vende të Ballkanit siç janë duke u integruar në BE dhe NATO, ose duhet të kalojmë në një tjetër nivel të trajtojmë kufijtë në gjithë Ballkanin. Këtë Bashkimi Evropian duhet ta sqarojë”, u shpreh ajo.
“Nuk janë në gjendje të parashikojnë se mund të ketë luftë dhe konflikte me pasojë të paparashikueshme”, pohoi ajo.
Sipas Tahirit, BE-ja çdoherë i ka mbrojtur parimet evropiane gjatë kohës sa ajo ka marrë pjesë në dialog, por tani ajo nuk po e di se çfarë po ndodh, ndonëse e vë në pah që tani ka një gjeneratë të re politikanësh në BE.
Ndërkaq sa u përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tahiri ka thënë se ata mbështesin kundërshtimin e shumicës që është kundër prekjes së kufijve.
“Marrëdhëniet ndërkombëtare nuk janë marrëdhënie të çastit. Ato ndërtohen mbi parime dhe i kanë themelet e veta”, ka shtuar ajo.
“Themelet e marrëdhënieve Kosovë-SHBA janë në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës.
“SHBA-ja, po të mos ishte përkrahja e saj ne nuk bëheshim shtet. Neve na ka bërë shtet SHBA-ja, natyrisht, ne kemi luftuar, kemi dëshmuar që e meritojmë dhe e mbrojmë shtetin. Tani kur na ka bërë shtet është e jona që ta mbrojmë”.
“Në qoftë se SHBA-ja pra e përcjell debatin dhe ka parë që shumica absolute janë kundër prekjes të kufijve, SHBA-ja nuk shkon fare kundër”, përfundon Tahiri.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës