Google ADS

Pesë shenja që tregojnë se trupit tuaj i duhet pushim

20:10 | 7 Gusht 2018
Arbresh Info

Të gjithëve u ka ndodhur t’i ndiejnë dhimbjet pas ushtrimeve në palestër. Muskujt dhe eshtrat tuaja ndonjëherë kanë nevojë të pushojnë për disa ditë.

Pse ndodh kjo? Është shumë e rëndësishme ta dijmë efektin psikologjik të ushtrimeve.

“Kur ushtroni, ju shkaktoni një lloj traume në trupin tuaj”, thotë Noam Tamir, specialist shëndetësor.

Por, sipas tij, sa më shumë që ushtroni, aq më pak stres do të përballojë trupi juaj.

“Stërvitja nuk ndikon vetëm në muskuj. Ajo ndikon në tretje, funksion të veshkave, rregullim të hormoneve etj.”

Keni parasysh këto pesë shenja të cilat tregojnë se trupi juaj ka nevojë për pushim:

Keni gjithmonë dhimbje pas stërvitjes

Është normale që t’ju dhembin pak muskujt pasi të ushtroni, sidomos nëse jeni fillestar. Por, nëse ushtroni rregullisht, nuk është normale që gjithmonë të keni dhimbje.

Varësisht nga grupi i muskujve, atyre u duhen 24 deri në 48 orë për t’u kthyer në stërvitje.

Sipas Universitetit Rice, stërvitja e tepërt do të thotë kur pushimi iu bënë më mirë sesa ushtrimet.

Dhimbja e muskujve nuk është e rrezikshme. Ajo tejkalohet vetëm me disa ditë pushim.

Jeni vazhdimisht i lodhur

Lodhja, plogështia e depresioni janë shenja se jeni duke e tepruar me stërvitje. Kemi dëgjuar se ushtrimet ju bëjnë më të lumtur për shkak të ndikimit të endorfinës në tru, hormon ky që lufton stresin. Kështu që, nëse ndiheni i lodhur vazhdimisht pas ushtrimeve, bëni mirë t’i shijoni disa ditë pushim.

Keni rrahje jonormale të zemrës

Mënyra më e mirë për të shikuar nëse e teproni me stërvitjet është t’i matni rrahjet e zemrës.

Sipas Tamir, ju duhet t’i matni rrahjet e zemrës në mëngjes kur të zgjoheni. Nëse ato nuk janë normale, atëherë atë ditë nuk duhet të ushtroni.

Nuk mund të lëvizni lirshëm

Nëse trupi juaj nuk e gëzon lëvizshmërinë e muskujve për disa ditë me radhë, ju duhet të keni kujdes dhe të mos ushtroni për një kohë. Nëse muskujt tuaj dhembin edhe kur uleni për të marrë diçka në tokë, trupi juaj përballet me një mosfunksionim të rregullt të lëvizshmërisë.

Urina juaj ka ngjyrë të verdhë

Ngjyra e urinës është një shenjë e lehtë për t’u dalluar nëse jeni duke stërvitur më tepër sesa trupi juaj mund ta përballojë. Nëse ajo ka ngjyrë të verdhë, ju duhet të relaksoheni dhe të pini sa më shumë ujë në mënyrë që ta parandaloni ndonjë problem serioz shëndetësor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme