Google ADS

Dëmet që i shkakton manikyri xhel në thonjë!

20:06 | 7 Gusht 2018
A. B.

Të jemi të sinqertë edhe kjo nuk na ndalon që të lëmë takim muaj për muaj në një salon për thonjtë dhe ti rregullojmë ata me xhel … por tashmë një Youtuber që jep këshilla për bukurinë ka ndarë me ne efektet tmerruese që ka llaku në thonjtë tanë.

Tina Yong një Australiane që është e fiksuar pas thonjve me xhel filmoi një video shokuese ku tregon efektet e thonjve xhel.

Me anë të një mikroskopi dixhital Tina na tregon pasojat 5+ vjeçare të thonjve me xhel në shtratin e thonjve tanë. Duke pastruar thonjtë me ngadalë Tina shpjegoi për 2.4 milion ndjekësit e saj në Youtube se thonjtë e saj gjithnjë dukeshin të gërvishtur dhe të hollë pasi hiqte xhelin por me anë të një mikroskopi dixhital Tina arriti të identifikonte se ku thonjtë e saj ishin holluar falë xhelit.

Më pas ajo vështroi lëkurën e cila ndodhet poshtë thoit dhe e krahasoi me një ajsberg të madh. Poshtë lëkurë gjendej shumë pisllëk dhe qime të vogla por përveç kësaj ngjyra natyrale e thonjve të saj kishte ndryshuar nga ngjyra e bardhë në të verdhë. Duke I paralajmëruar ndjekësit e saj për rreziqet e manukyrit xhel Tina tha: “Normalisht nëse përdorni manikyr të zakonshëm, thonjtë tuaj nuk do të duken kështu kur ta pastroni. Thonjtë tuaj do të jenë përsëri të butë dhe të bardhë.”

Nëse kjo nuk ju bind për të ndryshuar zakonin e thonjve me xhel epo nuk e di se çfarë tjetër mund të jetë!

et

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme