Buffon për Mbappen: Mund të bëhet si Pele e Maradona

19:04 | 7 Gusht 2018
Arbresh Info

Portieri i Paris Saint-Germain është i mahnitur nga talenti i Kylian Mbappe.

Gianluigi Buffon ka luajtur njëherë kundër Mbappes, në kohën kur ky i fundit ishte pjesë e Monacos dhe që nga ajo kohë ai ka mbetur i impresionuar nga talenti i tij.

Portieri legjendar italian beson se 19-vjeçari mund të hyjë në mesin e më të mirëve në histori nëse vazhdon të jetë kokulur dhe të punojë shumë.

“Mbappe është lojtar special, ka diçka më shumë se të tjerët dhe kjo është evidente, shpresoj që ai të vazhdojë të punojë shumë me dëshirën për të arritur më lartë”, ka thënë Buffon.

“Nëse ai përqendrohet për të arritur objektivat e tij, pas një kohe mund të krahasohet me më të mëdhenjtë, si Pele, Maradona, Messi apo Ronaldo”.

“Jam i lumtur që do të luaj me të dhe nëse mundem do ta ndihmoj të bëhet edhe më i fortë”, ka theksuar Gigi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme