Ministri i brendshëm i Maqedonisë tha se policia arrestoi sot shtatë vetë që besohet se kanë luftuar në Siri dhe Irak krahas kryengritësve islamikë.
Rreth identitetit të personave të arrestuar nuk janë dhënë hollësi.
Policia tha se të arrestuarit, të moshave nga 23 deri në 41 vjeç, ishin akuzuar lidhur me dy raste të veçanta në vitet 2015 dhe 2016 për pjesëmarrje në luftërat në Siri dhe Irak.
Nëse shpallen fajtorë ata përballen me deri në 10 vjet burg.
Autoritetet maqedonase thonë se më shumë se 100 shtetas të tyre ndodhen në Siri dhe Irak për të luftuar, dhe se deri tani rreth 20 janë vrarë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...