Asambleisti i VV-se në komunën e Prishtinës, Egzon Azemi përmes një statusi në rrjetin social facebook ka reaguar duke thënë se PDK-ja dhe PSD-ja e kanë shkarkuar nga NPB, ku ishte aksionar.
Ai ka akuzuar Shpend Ahmetin duke thënë se nuk kishte dashur të diskutonte për Ndërmarrjet Publike pasi që sipas tij pazaret ende nuk i kishte kryer me PDK-në.
Statusi i plotë:
PDK e PSD, sot vendosën që të më shkarkojnë nga pozita e aksionarit të NPB-së.
Ju falënderoj sinqerisht; ky shkarkim më bënë të ndihem krenar. Të paktën njëherë e mirë u shpërfaq lidhja e interesave të ngushta kriminale. E kjo është edhe një dëshmi pse ky grup quhej i pakënaqur në Lëvizje. Ky grup doli nga Vetëvendosja! dhe shkoi te Kadria.
Dje Shpendi nuk pranoi të diskutonim për Ndërmarrjet Publike, sepse pazaret nuk i kishin kryer ende. Tha do të diskutojmë pas një muaji. Nuk kaluan 24 ore, plani ndryshoi për ta larguar Lëvizjen nga NPB-ja, e cila e ngjalli këtë Ndërmarrje për herë të parë që nga paslufta dhe e morri PDK-në, pra Blerandin dhe Kadrin.
Sot, fillimisht sallën e lëshuam kur këto dy subjekte votuan Komisionin për dhënje në shfrytëzim të pronave. Sapo dolem ne, erdhi Shpendi. Gjithashtu e lëshuam sallën edhe kur u fut në rend të ditës diskutimi dhe votimi për aksionarët e NPB-së. Përsëri Shpendi erdhi dhe bëri pazare nëpër qoshet e sallës, e për këtë kam edhe videoinqizim, të cilin po e postoj në koment. Frikacak e rrenacak, por dinak.
Janë bërë bashkë për pazare në dëm te qytetit e qytetarëve, por asnjëherë nuk do ta fitojnë besimin e qytetarëve të Prishtinës. Andaj, zaptuesit e vjetër dhe të rinjë kanë një mision: hajni e klientel. Por, kot e kanë se burgu i pret. Një nga një!
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion