Japoni: Del në breg kufoma e një specie të rrallë të ujit

15:29 | 7 Gusht 2018
Arbresh.info

Një balenë e vogël blu ka dalë në bregun e një plazhi në Japoni.

 

 

Kjo është hera e parë që një specie e rrallë si kjo shihet në vend, thonë ekspertët.

Kufoma u zbulua të dielën në një plazh në Kamakura, një qytet 70 km në jug të Tokios, në bregun jugor të Japonisë.

Balenat blu janë më të mëdhenjtë nga të gjitha kafshët. Ato mund të rriten në gjatësi deri në 30 metra dhe të peshojnë deri në 170 ton.

Shkaku i vdekjes së këlyshit balenë ende nuk dihet.

A baby blue whale lies surrounded by people on a beach in Kamakura, a city 70 kilometres (43 miles) south of Tokyo, on Japan's southern coast on 4 August 2018.

Mbetjet e tij do të studiohen nga ekspertët dhe tenda janë ngritur në plazhin e Kamakura për të bërë një autopsi.

Këlyshi është i gjinisë mashkull, me gjatësi 10.52m dhe i lindur këtë vit, tha një ekspert nga Muzeu Kombëtar i Natyrës dhe Shkencës për median japoneze./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme