Dikur ishin një ndër çiftet më të komentuar në “Big Brother Albania”, po sot duket se marrëdhënia e tyre nuk është më si më parë, madje ka ndryshuar në mënyrë drastike.
Olsi dhe Fjorentina u ndanë pak kohë pasi dolën nga shtëpia më e famshme duket se komunikimi mes tyre pas ndarjes nuk është aspak i mirë.
I ftuar në emisionin radiofonik “Thuaje me pepsi”, ditën e sotme ishte Olsi Klosi, i cili nuk mund t’ju shpëtonte disa pyetjeve lidhur me ish të dashurën e tij. I pyetur nga moderatorja për marrëdhënien me Fjorentinën ai tregon se ata nuk kanë më asnjë kontakt.
“Me Fjorentinën nuk flasim fare. E kam bërë bllok nga të gjitha anët dhe nuk ka nga të më marri”, tregoi ish-banori.
Gjithashtu përgjatë intervistës, ai u shpreh se tanimë zemra e tij i përket dikujt tjetër duke lënë të kuptohet se Olsi ka nisur një lidhje të re./revistawho.com
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...