Te Real Madridi nuk e kanë marrë aspak mirë lajmin se Luka Modric kërkon të largohet, pas ofertës që skuadra e Interit i ka bërë mesfushorit kroat.
Sipas “El Mundo Deportivo”, skuadra “merengues” ka kërkuar ndihmën e UEFA-s për të ndalur largimin e kroatit.
Arsyeja është se parat të cilat Interi do të përdorë për blerjen e Modric janë të paligjshme.
“Modric është i joshur nga oferta e Interit dhe agjentët e tij kërkojnë që lojtari të transferohet në Itali sezonin tjetër, ashtu sikurse Jorge Mendes bëri me Cristiano Ronaldon. Oferta e Interit është 15 milionë të paguara që tani për huazimin dhe 20 milionë pas një viti. Një shumë e ulët për mesfushorin më të mirë në botë”, shkruan e përditshmja spanjolle, duke cituar burime nga klubi madrilene.
“Por Reali po kërcënon Interin që të lërë në mes bisedimet, duke iu drejtuar UEFA-s për shkak të Fair Play Financiar.
Sipas skuadrës “merengues”, zikaltërit do të paguajnë një pjesë të kësaj shumë nga paratë që vijnë direkt nga sponsorizimet e Suning. Ashtu sikurse PSG bëri një vit më parë me Neymar.
Interi i ofron një kontratë 4-vjeçare lojtarit, me vlerën e 10 milionë euro në sezon dhe i garanton tërheqjen nga sporti në Kinë, me një kontratë marramendëse”, thotë “El Mundo”.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...