Qyteti bregdetar i Sarandës këtë verë mund të quhet pa ngurrim “shtëpia” e jahteve. Bregdeti jonian është vizituar nga disa jahte që prej nisjes së sezonit turistik, ku spikati pak ditë më parë jahti i supermiliarderit rus, Andrei Melinchenko. Ndërsa sot, ka zbarkuar jahti Katara, pronë e Emirit të Katarit.
Një jaht me vlerë rreth 300 mijë dollarë, me ambiente të brendshme luksoze dhe varka të ndara në çdo rast udhëtimi individual në bregdet. Lajmin e bën të ditur deputeti socialist Alket Hyseni, i cili shkruan se jahti do të kalojë edhe në Durrës.
“Mbërrin në Portin e Sarandës yachti Katara, pronë e Emirit të Katarit. Sot Saranda mirëpret një mysafir të cmuar, babain e Emirit të Katarit, (ish Emirin) Shkëlqesinë e Tij, Hamad Bin Khalifa Al Thani, i cili do të vizitojë rivierën shiptare, si dhe Durrësin gjatë qëndrimit në Shqipëri.”-shkruan Hyseni.
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...