Google ADS

Veseli takon Delawien dhe shefen e USAID

14:13 | 7 Gusht 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie dhe Shefen e re të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno.

Ai ka thënë se në këtë takim ka diskutuar me Ambasadorin Amerikan dhe shefen e re të USAID-it për vazhdimin e përkrahjes amerikane për Kosovën në të gjitha fushat, me theks të veçantë në ekonomi dhe sundim të ligjit.

“Pata kënaqësinë që Shefes së re të USAID në Kosovë, Lisa Magno, t’i uroj punë të mbarë në detyrën e saj të re dhe t’i ofroj bashkëpunim në emër të Kuvendit të Kosovës. Bashkë me të dhe Ambasadorin Greg Delawie diskutuam për vazhdimin e punës së përbashkët në reformat në ekonomi dhe sundim të ligjit”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme