Google ADS

Po merr pamje ura më e gjatë në Ballkan, do të mahniteni me pamjen e saj 

13:50 | 7 Gusht 2018
Arbresh.info

Autostrada “Arbën Xhaferi” e cila pritet të përfundojë brenda këtij viti ka edhe urën që është më e larta dhe e gjata në Ballkan dhe që jep mundësi qytetarëve që të shohin edhe bukuritë që i ka Gryka e Kaçanikut dhe lumi Lepenc deri në Han të Elezit.

Nga Gryka e Kaçanikut e deri në Han të Elezitautostrada do të jetë e ndërtuar nga urat gjigante që çdo ditë po i japin pamje të veçantë. Ndryshe Autostrada “Arbën Xhaferi”, do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës, mbi 600 milionë euro.

Ura më e gjatë në Kaçanik do të jetë rreth 7 kilometra dhe konsiderohet se është ura më e gjatë në rajonin ballkanik. Punimet aty po vazhdojnë me intensitet të lartë. Këtë e ka bërë publike përmes rrjetit social Faceebok, Ela Ruçi, zëdhënëse e kompanisë që po kryen punimet./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme