Evakuohen pjesë të aeroportit të Frankfurtit për shkak të një aksioni të policisë

13:44 | 7 Gusht 2018
Arbresh.info

Pjesë të Aeroportit të Frankfurtit janë evakuuar dhe hipja është ndalur në disa zona pasi dikush ka kaluar sigurinë në zonat e hyrjes, tha të martën policia federale.

 

“Të paktën një person i paautorizuar ka hyrë në zonën e sigurisë”, tha një zëdhënës i policisë federale për Reuters.

Linja ajrore gjermane Lufthansa, qendra kryesore e të cilit është në Frankfurt, tha në Twitter se hyrja ishte ndalur në nivelet A dhe Z të Terminalit 1 të aeroportit.

Ajo tha se ende nuk dihet se sa fluturime mund të vonohen ose të anulohen si rezultat i evakuimit.

Më 28 korrik, rreth 300 fluturime u anulluan në aeroportin e Mynihut, aeroport ky i e dyti më i madh pas atij të Frankfurtit, duke ndikuar më shumë se 30,000 pasagjerë, pas një incidenti të ngjashëm në të cilin një person kaloi nëpër zonën e sigurisë pa u kontrolluar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme