Google ADS

Haxhiu: Thaçi nuk duhet ta takojë Aleksandër Vuqiqin, ai nuk ka kredibilitetin të flet për korrigjim të kufijve

13:28 | 7 Gusht 2018
V. S.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur rreth gjendjes aktuale në Kosovë e në veçanti rreth bisedimeve Kosovë-Serbi.

Deputetja nga radhët e kësaj partie Albulena Haxhiu, tha se  Hashim Thaçi i ndryshojë kufijtë me Malin e Zi, dhe tash nuk ka kredibilitetin të flas për marrëveshjen për korrigjimin e kufijve..

“Hashim Thaçi  na ndryshojë kufirin me Malin e Zi dhe tani ai s’ka kredibilitetin të na flet për marrëveshjen. Për korrigjim të kufijve. Thaçi nuk duhet ta takojë Aleksandër Vuqiqin. Thaçi, nuk ka mandat nga kuvendi e as nga populli. Ne si VV do ta kundërshtojmë korrigjimin e kufijve sepse është i papranueshëm”.

Ndërsa lidhur me kërkesën e Partisë Social Demokratike për seancë të jashtëzakonshme, Haxhiu ka thënë se seancat e jashtëzakonshme mund të mbahen por duhet të dihet thelbi i tyre.

“Ne mund të mbajmë seanca të jashtëzakonshme sa të duam por thelbi është të procesi. Nuk  mund të shkojmë tutje pa e ndërprerë këtë formë të dialogut. Ata mbajnë një komision të uzurpuar sepse ai komision i takon VV-së. Ne VV nuk jemi në pushim ndonëse kuvendi është në pushim, sepse ne nuk besojmë që Kuvendi është i vetmi institucion. Ne besojmë që të kemi mobilizim gjithëpërfshirës, këtu nuk përjashtojmë protestat. Për të ndalur të keqen që po i bëhet këtij vendi”.

Ndërsa Arbërie Nagavci, tha se institucionet e Kosovës duhet të kërkojnë njohjen e Kosovës nga Serbia, ndërsa shton se është e domosdoshme të shkojmë në zgjedhje.

“Institucionet e Kosovës duhet të kërkojnë me ngulm njohjen e Kosovës nga Serbia. Dëmet e shkaktuara gjate luftës nuk janë paguar ende nga Serbia. Duhet të kemi parasysh që Lugina duhet te shihet si tërësi e jo veq e veq njëra-tjetrës. Thaçi i ka nxitur Luginën në rastin e heqjes se Lapidarit e kur ishte puna me vepruar i la në baltë qytetarët atje. Zgjedhjet e reja i hapin rrugë Kosovës. Pra, me zgjedhje për një shtet që i jep mundësi arsimit dhe punësimit dhe për një president që bashkë-ndjen me popullin e jo që i favorizon vetëm disa”, ka përfunduar Nagavci./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme