Policia bastisë kompaninë koreane, pretendonte të ketë gjetur anije të fundosur plot me ar

13:30 | 7 Gusht 2018
Arbresh.info

Policia në Seoul ka bastisur zyrat e një kompanie të Koresë së Jugut e cila pretendoi se kishte gjetur një anije luftarake ruse të mbytur, me miliarda dollarë ari në bord, shkruan CNN, transmeton portali Arbresh.info.

 

Shinil Group tërhoqi vëmendjen globale kur muajin e kaluar tha që kishte zbuluar një anije lufte Dmitri Donskoii prej 5,800 ton, e cila ishte fundosur gjatë Betejës së Tsushima në vitin 1905, në ujërat ndërmjet Koresë së sotme të Jugut dhe Japonisë.

Raportet e mkohës së fundosjes së anijes pretendonin se ari në bord arrinte vlerën prej 125 miliardë dollarësh, një shumë tronditëse të cilën më vonë Shinil e uli në 8.9 miliardë dollar, në një konferencë shtypi më 26 korrik.

Bastisja e policisë, e cila u konfirmua nga punonjësit në mëngjesin e së martës, vjen më pak se një javë pasi policia tha për CNN se po hetonin firmën për dyshimin për mashtrim dhe se i kishte ndaluar nënpunësve të lartë të kompanisë që të largoheshin nga vendi.

Përpjekjet për të arritur Shinilin ishin të pasuksesshme. Detajet rreth kompanisë deri më tani kanë qenë të pakta. Një përfaqësues më parë i tha CNN se ky veprim ishte një “konglomerat” dhe shpëtimi ende-krejtësisht teorik ishte pjesë e madhe e veprimtarive të saj të biznesit.

I pyetur se pse kompania kishte filluar kërkimin e saj për anijen, përfaqësuesi tha se Shinil donte diçka që do të “jepte shpresat dhe ëndrrat për popullin koreanë” pas skandalit të korrupsionit që në fund rezultoi me faljen e Presidentit Park Geun-hye./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme