Presidenti i Serbisë, përmes një konference për media, ka thënë se zgjidhje të lehtë dhe të padhembshme për problemin e Kosovës nuk ka.
Ai ka thënë se “është një nga çështjet kyçe që, për shkak të së ardhmes së Serbisë, të zgjidhim çështjen e Kosovës dhe Metohisë”.
Vuçiqi shtoi se Serbia, që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit, ka dhënë gjithçka nga vetja që të jetë partner i besueshëm jo vetëm i shqiptarëve, por edhe i bashkësisë ndërkombëtare.
“Shqiptarët, me pajtim të heshtur, rrjedhimisht pa kundërshtim të qartë të Bashkimit Evropian, nuk kanë zbatuar obligimet, e kjo është formimi i Asociacionit të komunave serb”, tha Vuçiqi.
“Do t’ju zbuloj edhe një gjë. Sipas Marrëveshjes së Brukselit, AKS-ja është ajo që propozon komandantin e policisë për veriun. AKS propozon katër kandidatë, nga të cilët Prishtina zgjedh njërin. Ne këtë s’mund ta realizojmë sot sepse nuk e kemi AKS-në, dhe kështu komandantët e policisë na i cakton Prishtina”, tha Vuçiqi.
Sipas tij, Serbisë i kanë mbetur vetëm dy rrugë të mundshme.
“Çka u mbetet serbëve të bëjnë në të ardhmen. Dy rrugë të mundshme. Një rrugë është që, pas më shumë se 1930 ditësh që Prishtina s’e ka përmbushur obligimin e saj, është që serbët të bëjnë atë vetë. Pak kush mund t’ua ndalojë këtë. Nëse do ta bënin serbët këtë, ekziston rreziku i veprimeve të njëanshme të cilat do t’i shërbenin Prishtinës për zgjidhje përfundimtare me veriun. Për këtë arsye këshilla jonë për serbët në KeM është që të përcjellim me kujdes ngjarjet, të zgjedhim veprimet dhe të mos keqësojmë sigurinë e qytetarëve”, tha ai.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet zonave të mbrojtura në Kosovë. Sipas tij, duhet të hiqen makinacionet sepse ajo [toka] i përket Kishës Ortodokse Serbe.
“Do t’i zgjidhim çështjet e pronësisë: dhe këtë në katër pika – pasuria personale private e serbëve, prona e Kishës Ortodokse Serbe, prona në pronësi të subjekteve afariste që janë të regjistruara në Serbi jashtë KeM-së dhe pronat në pronësi të subjekteve afariste që janë të regjistruara në KeM të Serbisë”, tha ai, dhe shtoi: “Kjo çështje do të jetë një nga çështjet kyçe dhe më të rëndësishme”.
Pastaj Vuçiqi pyeti: “A na duhet të gjejmë një zgjidhje, a do të na sillte ndonjë zgjidhje të mira apo të vazhdojmë në këtë formë”.
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...