Google ADS

Policia e Kosovës blenë mjete të rënda

11:35 | 7 Gusht 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka parashikuar të shpenzoj rreth 1 milion e 500 mijë euro për furnizim me automjete për trazira. Në tenderin e hapur nga Policia e Kosovës, vlera e parashikuar e kontratës për furnizim me automjete për trazira është 1 milion e 543 mijë e 260 euro. Në bazë të tenderit të hapur është paraparë që Policia e Kosovës të furnizohet me 16 automjete për trazira. Në tenderin e hapur nga Policia e Kosovës thuhet se  më së shumti gjashtë kandidat do të ftohet për të dorëzuar tenderët e detajuar të kësaj kontrate. Kriteri për dhënien e kësaj kontrate nga ana e Policisë është çmimi më i ulët. Njoftimi për furnizim me automjete për trazira nga Policia e Kosovës është hapur me  28 qershor, ndërsa afati për dorëzimin e kërkesës për pjesëmarrje në këtë tender është deri më 20 gusht.

Të ngjashme