Sadikut i konfirmohet diagnoza – nuk është lajm i mirë

10:57 | 7 Gusht 2018
Arbresh.info

Fati i keq e përndjek Armando Sadikun, futbollistin e klubit spanjoll Levante dhe kombëtares së Shqipërisë.

Sulmuesi i kombëtares kishte disa oferta në afatin kalimtar, por tanimë duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën gjashtë muaj.

Frika ishte e madhe që do të ndodhte kështu pas dëmtimit në miqësoren ndaj Herenvenit.

Sot klubi i Levantes ka dalë me një deklaratë, teksa konfirmon se Sadiku ka pësuar një këputje të ligamenteve, që e lë atë jashtë fushave të blerta për gjashtë muaj.

Pritet që sulmuesi të operohet dhe më pas të nisë fazën rikuperuese që pritet të zgjasë së paku deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme