Shkaqet e diarresë mund të ndahen në dy kategori: ato të infektuara dhe të pa infektuara
Diarreja e infektuar mund të shkaktohet nga: bakteriet, viruset dhe mikrobet tjera, e cila mund të shkaktohet shumë shpejt dhe të largohet brenda disa ditëve.
Diarreja e pa infektuar mund të shkaktohet nga simptomat e medikamenteve të ndryshme.
Ushqimi i ndotur
Bakteriet e njohura si E.coli, Salmonella, Campylobacter, Shigella dhe Listeria janë të pranishme në vezë, në mishin gjysmë të pjekur, qumështin e pa pasterizuar dhe në perimet e pa gatuara.
Viruset
Norovirus është shkaktari kryesor i diarresë, për të ju shmangur këtij virusi duhet të mbajmë higjienën personale, ushqimin e pastër, të mos e ndajmë ushqimin apo pijet me dikë që është i sëmurë.
Shëtitjet
Gjatë shëtitjeve në mund të kemi diarre për shkak të ushqimit të ri, pijeve, dhe ujit që pastrohemi.
Medikamentet
Antibiotikët mund të shkaktojnë diarre, gjithashtu edhe pilulat e tensionit të gjakut dhe pilulat e kancerit.
Ushqimi i pa toleruar në organizmin tonë
Tek disa njerëz diarreja shkaktohet edhe nga alergjia e ushqimit.
Sindroma e zorrëve irrituese (SZI)
(SZI) është një çrregullim i zorrëve i cili shkakton diarre dhe fryrje njëkohësisht.
Parazitët
Parazitët janë organizma shumë të vogël sikurse viruset dhe baktere të cilat mund të futen ne ushqimin dhe ujin që e konsumojmë duke u futur kështu në organizmin tonë./arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë