Nuk është shumë e lehtë të njohësh Tom Hardyn, kjo pasi që aktori është i njohur për rolet që ia mbulojnë fytyrën si, Dunkirk, The Dark Knight Rises dhe Mad Max: Fury Road.
Ai është aq i mahnitshëm, sakaq shndërrohet totalisht në karakterin të cilin luan, sikurse John Fitzgerald tek filmi The Revenant, rol për të cilin mori nominimin për çmimin Oscar, transmeton portali arbresh.info.
E nuk kishte si të ishte ndryshe edhe për filmin që është duke u xhiruar. Bëhet fjalë për filmin ‘Fonzo’ që tregon jetën e gangsterit famëkeq Al Capone.
Fonzo do të përqendrohet në vitet e fundit të jetës së Capone pasi u torturua nga e kaluara e tij para se të vdiste nga një sulm në zemër në moshën 48 vjeç në vitin 1947./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/Bie7vB8HrWe/?taken-by=tomhardy
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...