E ka shtyrë gruan në vetëvrasje.
Kjo është arsyeja pse është vënë në pranga oficeri i Policisë së Durrësit, Sherif Hajdari.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se 47-vjeçarja Merita Hajdari, i dha fund jetës paraditen e së hënës me pistoletën e bashkëshortit polic, në komisariatin e Durrësit.
Para se të ndodhte ngjarja e rëndë, ata ishin dëgjuar duke debatuar përpara se gruaja të ndërmerrte aktin ekstrem.
Në momentin e vetëvrasjes së Meritës në banesë ka qenë vetëm ajo dhe bashkëshorti Sherif Hajdari.
Çifti kishte sherre dhe debate të vazhdueshme për motive xhelozie.
Pas hetimeve të bëra dhe dëshmive të mbledhura punonjësi i policisë Sherif Hajdari është prangosur nën akuzën e shtyrjes drejt vetëvrasjes së gruas së tij./durreslajm.al
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...