Ish-ambasadori kosovar, tash zëvendësministër i Jashtëm, Anton Berisha ka dalë kundër idesë për ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një shkrim të tij, Berisha thotë se fatkeqësisht idetë e tilla, gjatë vitit të fundit janë përfolur në kanale diplomatike dhe sipas zyrtarit të AAK’së, pala kosovare “me apo pa vetëdije ka lejuar të ndodhë”.
Ky është reagimi i tij:
Deklarata e qartë dhe e prerë e kryeministrit të Kosovës, z. Haradinaj, sej:
“Nuk guxon askush të luaj kufij, të tentojë të bëj korrigjim të kufirit, të shkëmbejë territore”, duhet te jete qetësuese për te gjithë qytetaret e Kosovës.
Poashtu, deklarimi i tij si zyrtar shteti se:
“Kontrata jonë është Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Nuk guxojmë të krijojmë Kushtetutë të re”,
– duhet te jete orientim e për disa edhe këshillë se si duhet te sillet përderisa përfaqëson shtetin e Kosovës pavarësisht çfarë niveli shtetëror.
Për fat te keq retorika për kufijtë nuk është vetëm publike. Ne vitin e fundit ka pasur lëvizje dhe tentime te hapjes se kësaj teme ne kanale diplomatike, ne te cilën pala kosovare me apo pa vetëdije ka lejuar te ndodhe. Fale miqve tone, kjo temë nuk ka arritur te përparoj, e tash fale qëndrimit te qarte te kryeministrit z.Haradinaj, nuk do te mund te jete opsion për çfarëdo marrëveshje me Serbinë.
Duhet qartësuar, e besoj edhe media duhet te jete aktive, se zyrtaret tone përfaqësojnë shtetin e Kosovës bazuar ne Kushtetutën e Republikës se Kosovës, dhe nuk janë përfaqësues dhe nuk behet fjale për bisedime e dialog shqiptaro-serb.
Ky nuk duhet te jete dhe nuk është formati i dialogut e as kompetence e zyrtareve shtetëror te Kosovës, ngase shqiptaret nuk jetojnë vetëm ne Kosove por edhe ne shtetet tjera te Ballkanit./arbresh.info/
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...