Fundjavë vdekjeprurëse në Çikago, mbi 60 të qëlluar me armë

08:54 | 7 Gusht 2018
Arbresh.info

Policia në qytetin amerikan të Çikagos kanë kërkuar më shumë ndihmë për të luftuar dhunën e armëve, pasi më shumë se 60 persona u qëlluan me armë zjarri.

Të paktën 10 persona janë vrarë në qytet dhe policia thotë se shumica e incidenteve janë të lidhura me bandat, transmeton portali arbresh.info.

“Jam i lodhur, të gjithë në këtë qytet janë të lodhur nga kjo”, tha inspektori i policisë Eddie Johnson për gazetarët.

“Ne vazhdojmë të dërgojmë një mesazh se është mirë të kryejmë këto krime duke mos bërë asgjë si një komunitet”.

Shumica e të shtënave ndodhën të dielën me 30 persona të qëlluar mes mesnatës dhe orës 03:00.

Shumica e incidenteve thuhet se ndodhën në anët jugore dhe perëndimore të Çikagos./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme