Në kolumnen e rregullt në “Koha Ditore”, shkrimtari dhe ish-politikani Veton Surroi shkruan për atë që e quan aventurë e re e Hashim Thaçit e cila tashmë “tejkalon me potencialin e vet shkatërrues aventurat e mëparshme ‘korrigjuese’ të Thaçit”.
Pse – sipas Surroit – Thaçi zgjodhi kohën e pushimeve për ti hyrë korrigjimit të kufijve të Kosovës, dhe cilët janë dy faktorët që ai beson se e përkrahin sikur deri tani.
“Për dallim prej aventurave paraprake, kjo ka më shumë ambicie dhe kapacitet shkatërrues se cilado prej aventurave të deritanishme të Hashim Thaçit – barazi apo edhe më shumë se me mbajtjen e titullit ‘kryeministër i Qeverisë së Përkohshme’, më 1999, në kohën kur vriteshin mesatarisht çdo ditë tre serbë pse ishin serbë, dy shqiptarë, sepse nuk mendonin njëjtë, dhe një rom pse qëlloi të kishte ngjyrën më të zezë të lëkurës”, shkruan Surroi.
BE-ja ende pa vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë