Lira turke arriti një tjetër rekord rënieje ditën e djeshme, menjëherë pas deklaratës së presidentit Trump se do të rishikojë aksesin pa taksa të Turqisë në tregun amerikan, çka do të prekte 1.7 miliardë dollarë eksporte.
Kjo lëvizje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte një hap i radhës, në lidhje me luftën ekonomike që Trump ka hapur me shumë shtete. Tarifat e çelikut dhe aluminit u aplikuan edhe për Turqinë, ndërsa kjo e fundit reagoi duke vendosur tarifa shtesë për importet amerikane.
Ekspertët thonë se rënie e mëtejshme e lirës është basti më i mirë që mund të vihet aktualisht, ndërsa theksojnë se Turqia duhet të mbështesë më shumë monedhën e saj, për të minimizuar rënien nga goditjet e ardhshme./Arbresh.info
Beatrix Ramosaj poston foto me buzët e kuqe
Shqipëri: Kuvendi voton buxhetin për vitin 2025
Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në bjeshkën e L...
Amad Diallo sjell gëzimin e parë evropian për Man Utd
Hamza planifikon ta themelojë Bursën e Kosovës
Policia arreston tre persona në Argjentinë që mund të kenë l...