Gjatë një përleshje mes bandave vdiqen 10 persona e u qëlluan 60 të tjerë.
Policia në qytetin e Çikagos të SHBA-së, ka kërkuar ndihmë për të luftuar dhunën me armë, pasi më shumë se 60 vetë u qëlluan këtë fundjavë gjatë një gjuajte me armë zjarri.
Të paktën 10 vetë u vranë në Çikago. Sipas policisë shumica e të shtënave kanë ardhur nga përleshjet e bandave. “Nuk do të humbasim”,iu ka thënë gazetarëve të dielën shefi i policisë, Fred Waller.
“Ne kemi nevojë për më shumë ndihmë nga sistemi ynë gjyqësor. Ne kemi nevojë për më shumë ndihmë nga partnerët tanë federalë dhe ne po marrim atë,” ka shtuar ai. Shumica e të shtënave kanë ndodhur të dielën kur 30 persona kanë shtënë mes mesnatës dhe orës 03:00. Shumica e incidenteve thuhet se kanë ndodhur në anët jugore dhe perëndimore të Çikagos.
“Është një nga fundjavat tona më të dhunshme, nuk ka dyshim për këtë”, ka thënë një zëdhënës i policisë në një konference shtypi të dielën.
Donovan Price, një pastor dhe administrator emergjent, i ka thënë CBS News se qyteti ishte si një “zonë lufte”./21Media
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...