Shënohet 73 vjetori i Hiroshimës

23:20 | 6 Gusht 2018
Arbresh.info

Përfaqësues të 58 vendeve marrin pjesë

Përveç kujtimit të të vrarëve e lënduarve, sot do të kërkohet edhe eliminimi i armëve nukleare, duke shpresuar kështu në denuklearizimin e Koresë Veriore.

Kryetari i Hiroshimës, Kazumi Matsui hapi fjalimin e tij duke përshkruar skenën e tmerrshme që kishte ndodhur 73 vite më parë.

Ai gjithashtu ngriti shqetësime për rritjen e tensioneve botërore, duke kërkuar nga Qeveria e Japonisë që të marrin më shumë përgjegjësi për të arritur një botë pa armë nukleare.

Sulmi i Shteteve të Bashkuara në Hiroshimë la 140 mijë njerëz të vdekur, dhe sulmi i 3 ditëve më vonë në Nagasaki vrau edhe 70 mijë të tjerë, duke dërguar tek dorëzimi i Japonisë dhe përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Rreth 50 mijë njerëz, banorë të Hiroshimës dhe përfaqësues të 58 vendeve të botës, përfshirë këtu ambasadorin e Shteteve të Bashkuara William Hagerty ishin të pranishëm në ceremoninë e këtij viti.

Të mbijetuarit, të afërmit e tyre dhe tjerë pjesëmarrës shënuan shpërthimin e orës 8:15 me një minutë heshtje./21Media

Image result for hiroshima bombings

Image result for hiroshima bombings

Image result for hiroshima bombings

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme