Portugalia vazhdon luftën me zjarret, evakuohen qindra turistë

22:43 | 6 Gusht 2018
Arbresh.info

Zjarret në Portugali, në rajonin e Algarves kanë hyrë në ditën e tyre të katërt, ndërsa shërbimet e emergjencës vijojnë punën pa ndërprerje, për të minimizuar pasojat e tij.

 

Së fundi është raportuar se rreth 1150 persona janë angazhuar në fikjen e zjarreve, rreth 10 helikopter5ë dhe të paktën 350 makina zjarrfikëse.

“Ne kemi evakuuar të gjithë pushuesit që kishin prenotuar dhe nuk e dimë se kur mund t’i kthejmë sërish. Është një situatë shumë e vështirë”, u shpreh pronari i njërit prej resorteve më të njohura të zonës turistike.

Portugalia përballet shpesh me zjarre në këtë periudhë, ndërsa më i madhi u regjistrua vitin e kaluar, me një bilanc tragjik prej 114 personash dhe që nga ajo kohë janë përforcuar shërbimet emergjente.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme