Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar se duke filluar nga dita e nesërme, në territorin e Shqipërisë shanset për të rënë zjarr janë të rritura.
IGJEUM ka bërë me dije se niveli i rrezikut pritet të jetë i moderuar, siç dhe mund të shikohet në tabelë në thuajse shumicën e territorit shqiptar.
Moti nga ana tjetër pritet që nesër të shënojë temperatura maksimale deri në 35 gradë celcius, ndërsa situata pritet që të “përshkallëzojë” të mërkurën, ku Shqipërinë do e kapë një valë ekstreme të nxehti.
ZJARRET NË PYJE
Nesër (e martë, dt.07) pritet rrezik “I ULËT” në qarqet Dibër, Korçë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera pritet nivel “I MODERUAR” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Dibër (Perëndim), qarku Korçë (Qendër) dhe qarku Gjirokastër (Qendër). Rreziku do t? jet? m? i lart? gjat? ditës s? nesërme.
PARASHIKIMI METEO
TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 34 °C
në vendet e ulëta: 20 / 35 °C
në vendet malore: 15 / 30 °C
ERA
Nesër (e martë, dt.07) era pritet të fryjë e lehtë. Në mesditë në zonat bregdetare pritet erë e lehtë deri mesatare.
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...
Sot pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes në Mitrovi...
Driloni-banorëve: Drenusha është ‘bossi’ i shtëpisë, ju jeni...
Vetëplagoset një 45-vjeçar në Lezhë
Situata në Ibër Lepenc, Rizvanolli: Mund të ketë reduktime t...
Policia shqiptoi afro 800 gjoba brenda një jave në rajonin e...