Një djalë 8 vjeçar ka vdekur pasiqë sipas disa raportimeve ka ngrënë metamfetaminën e kristaltë të babait të tij, të cilën kishte ngatërruar me drithërat e mëngjesit, shkruan Dailymail, transmeton portali Arbresh.info.
Sipas një raporti toksikologjik, Curtis Collman kishte gëlltitur 180 herë më shumë sasa duhet nga droga vdekjeprurëse.
Ai aksidentalisht konsumoi drogën Class A pasi e gjeti në një pjatë, vetëm pak pasiqë i kishte thënë babait se e kishte marrë uria.
Babai, poashtu me emrin Curtis Collman, është akuzuar për neglizhencë të një të mituri që shkaktoi vdekjen dhe mund të dënohet me 40 vite burg nëse shpallet fajtor.
Djali filloi të dridhej pasi hëngri drogën në shtëpinë e gjyshërve të tij në Crothersville, Indiana, dhe u dërgua në spital, ku më vonë edhe vdiq.
Sipas raportit policor të dorëzuar në gjykatë, një pjatë e xhamit ndodhej në pjesën e kuzhinës, e cila kishte një ”substancë të kristaltë me ngjyrë si në kafe”.
Thuhet se në vend se të thirrte policinë, babai kishte telefonuar një mikeshë e cila pasi arrit, e kishte përgjëruar të thirrte ambulancën.
Ajo tha se burri i mori telefonin nga dora dhe e kërcënoi me armë, duke thënë se nuk do të kthehej më në burg.
Sipas raporteve, kishin kaluar 4 orë derisa dikush kishte lajmëruar ambulancën.
Në fund ishte gjyshi ai që kontaktoi autoritetet por djaloshi u shpall i vdekur me të mbërritur në Qendrën Mjeksore Schneck. /arbresh.info/
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...
“Ftoha marrëdhëniet”, Meta flet në gjykatë për raportin me k...