Gjashtë të lënduar në një aksident në Llaushë

17:30 | 6 Gusht 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga një aksident mes 3 veturave, kanë mbetur të lënduar 6 persona.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Llaushë të Skenderajt. Shtetasit shqiptarë 2 meshkuj dhe 4 femra u dërguan në Spitalin e Mitrovicës.

“Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes tri veturave. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar dy meshkuj dhe katër femra që të gjithë K-shqiptare. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Mitrovicë. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme