Axel Witsel ka vendosur të kthehet në njërën nga pesë ligat më të mira të Europës, pasi ka rënë dakord për një lëvizje nga Tianjin Quanjian te Borussia Dortmund.
Belgu ndërkombëtar do të nënshkruajë një marrëveshje 4-vjeçare me skuadrën e njohur të Bundesligës, pasi Borussia Dortmund ka ranë dakord të paguajnë klauzolën e lirimit të lojtarit, e cila besohet të jetë rreth 20 milionë euro.
Witsel ka qenë prej kohësh i lidhur me disa nga klubet më të mëdha të Europës, por karriera e tij mori një drejtim të papritur, kur vendosi të kalojë në Kinë. Duke filluar te Standard Liege, Witsel bëri kërcimin e duhur te Benfica për një sezon, para se të kalonte katër vite në Rusi, me Zenit.
Belgu u bashkua me Tianjin në janar 2017, duke shënuar golin e parë të klubit në Super League kineze. “Pas Kupës së Botës, ishte qëllimi im për të lëvizur nga Kina në Europë, – tha Witsel. – Jam krejtësisht i lumtur dhe gjithashtu krenar që do të luaj për BVB së shpejti.
Pas bisedës sonë të parë, nuk jam menduar dy herë, sepse për mua Borussia Dortmund është një nga klubet më të mirë në kontinent. Sinqerisht, nuk mund të pres që të luaj e të vrapoj përpara 81.000 njerëzve”.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...