Askush nuk e di me saktësi se ku ndodhet Hamza bin Laden, 29 vjeç. Por për emrin e djalit të Osama bin Laden ka shumë spekulime.
Në një intervistë për gazetën Guardian, gjysmë-vëllezërit e themeluesit të Al Kaedës thonë se Hamza bin Laden është martuar me vajzën e atentatorit të 11 Shtatorit, Mohammed Atta.
“Kemi dëgjuar se është martuar me vajzën e Mohammed Atta. Nuk e dimë me siguri se ku është. Por mund të jetë në Afganistan,” thotë Ahmad al-Attas.
Hamza bin Laden është djali i një prej tre grave të mbijetuara të Osama bin Laden.
Që prej vdekjes së babait, ai është angazhuar vazhdimisht për hakmarrje.
Mësohet se Hamza bin Laden ka marrë një rol të rëndësishëm në organizatën terroriste Al Kaeda.
Osama bin Laden kishte nisur përgatitjen e tij për të marrë drejtimin e organizatës terroriste.
Osama bin Laden ishte planifikuesi dhe zbatuesi i sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork dhe Uashington.
Një nga autorët e sulmit ishte edhe Mohammed Atta, që drejtoi një nga avionët e rrëmbyer drejt kullës veriore të ‘World Trade Center’.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...